Gjyqi i ish-bossit te firmes piramidale “M.Leka” - (27 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Avokati i Mustafa Lekës, ka kërkuar pafajësi sot në seancën gjyqësore, ndaj ish-bossit të firmës ?M.Leka?, i akuzuar për mashtrim në bashkëpunim. Një seancë më parë prokurori i çështjes Ajaz Gjeta ka kërkuar 25 vjet burgim për Lekën. Sipas pretencës provat e dhëna bëjnë që ish-bossi i kësaj firme të jetë fajtor për mashtrimin e 3500 kreditorëve.

Njëri nga avokatët Petrit Kaja në konkluzionet e mbrojtjes, ka kërkuar nga trupi gjykues shpalljen e pafajshëm për klientin e tij Mustafa Leka. Avokati ka përmendur faktin se, në kohën që është bllokuar firma ?M.Leka?, aktiviteti i kësaj firme ka qenë me fitim, ndërsa për kontratat huamarrëse nuk kishin skaduar ende afatet 6 apo 12 mujore.

Konkluzionet e prokurorit, janë të pasakta ka vazhduar mbrojtja. Pas kërkesës së avokatit për pafajësin e Mustafa Lekës, trupi gjykues është tërhequr për vendim ndaj ish-bossit të firmës ?M.Leka?. Ndërkohë dje në Gjykatën e Faktit Tiranë, ka marrë fund procesi ndaj një tjetër firme rentiere. Është dënuar në mungesë me 8 vjet heqje lirie, ish-bossi i firmës piramidale ?Agron?, firmë që kishte rreth një milion dollarë hua kreditorëve shqiptarë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended