Reagon Veseli: Akuzat, te pabazuara dhe politike

  • 4 years ago
Prokuroria e Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli, nën dyshime për krime lufte.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha se në një veprim të paprecedentë, prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t?i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

?Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë?, tha Veseli.

Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se një tjetër shqetësim sipas tij, është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.

?Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi?, tha Veseli.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli:

Zyra e Prokurorit Special në kuadër të Dhomave të Specializuara ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp, ku njofton se ka ngritur pretendime për aktakuzë ndaj meje dhe Presidentit Thaçi.

Në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t?i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara.

Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës.

Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta.

Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.

Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi.

Asnjë prokuror, asnjëherë nuk do të duhej të lejonte që vendimet e tij të udhëhiqen nga motive politike.

Me këtë qasje, Prokurori ka paralajmëruar rrugën që ai pretendon ta ndjek për ta ushtruar të gjithë pushtetin e tij.

Ai po e paralajmëron popullin e Kosovës se ky proces nuk mund të jetë i besueshëm për të ndarë drejtësi të paanshme, dhe të pandikuar nga rrethanat politike.

Ai po përpiqet që përmes deklaratave kundërthënëse të mbulojë motivet e vërteta, që duket se janë politike.

Dua t?i siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky Prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish.

Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh.

Luftëtarët e lirisë, që n...

Recommended