Veseli: Akuzat, politike dhe te pabazuara |Lajme-News

  • 4 years ago
Politike dhe të pabazuara i ka cilësuar pretendimet e prokurorit special kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili është përmendur me emër bashkë me presidentin Hashim Thaçi, si ndër personat e parë të akuzuar nga Prokuroria Speciale, bazuar në pretendimet e Dick Marty-t.
Megjithatë në aktakuzë nuk përmenden edhe emrat e personave të tjerë të akuzuar, por është lënë të nënkuptohet se ka edhe të tjerë.
Veseli, veprimin e Prokurorisë Special për publikimin e aktakuzës, dy muaj pasi e ka ngritur atë, e quan të paprecedentë, duke thënë se prokurori e ka lëshuar deklaratën para se gjykata t'i konfirmojë ose rrëzojë akuzat që prokurori pretendon.
Ka reaguar edhe kreu i LDK-së Isa Musafa. Për LDK, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë për ta mbrojtur Kosovën. Në mbrojtje të Thaçit e Veselit ka dalë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërsa për kreun e Nismës, Fatmir Limaj deklarata e prokurorisë ishte e motivuar politikisht. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së protestave.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended