E Diela ne Prishtine me pak mundesi argetimi - (27 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kjo është Prishtina në një të dielë të nxehtë. Pak lëvizje, asnjë dyqan i hapur, pak njerëz dhe ndër të tjera pak trafik. Në fakt mungesa e ambienteve pushuese dhe stresi i një jave që ka kaluar i detyron shumë qytetarë të Prishtinës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Por përveç atyre që mund t?ia lejojnë vetes pushime në Turqi apo dhe në Perëndim, në këto ditë të nxehta, të tjerët preferojnë një fundjavë në liqenin e Batllavës.

Ky liqen artificial është i vetmi vend ku sot kosovarët mund të freskohen. E diela këtu mbledh një numër shumë të madh njerëzish, të cilët edhe pse vijnë entuziastë për të kaluar një ditë të këndshme, mbeten të zhgënjyer vetëm pas dy orëve, pasi mjafton kjo kohë, që i ashtuquajtur liqen i Batllavës, të mbulohet nga llumi dhe papastërtitë e tjera.

Dikur prishtinalinjtë zgjidhnin pikën turistike të Gërmijës për të kaluar fundjavën, por edhe aty ata nuk mund të shkojnë dot më, për shkak se i tërë vendi mendohet të jetë i minuar. Gjithësesi qytetarët e Prishtinës kanë nevojë për më shumë vende pushimi, që do ti jepnin një pamje krejt tjetër kësaj fundjave të varfër./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/