Marrëveshja për detin, Bushati: Jemi në rrugën e duhur, kjo do zhvillojë ekonominë detare
  • 4 years ago
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen me detin me Greqinë duke thënë se janë në rrugë të mirë, ndërsa e cilësoi shumë të mirë marrëveshjen që u arrit vetëm para pak kohësh mes Italisë dhe Greqisë. Bushati tha se nuk ka asnjë arsye se pse Shqipëria dhe Greqia të mos arrijnë një marrëveshje të mirë dhe të ecim njësoj me fqinjët tanë. Bushati tha se aktualisht deti në Shqipëri është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Që të arrihet marrëveshja e detit duhet arritur dakordësi në tre pika kryesore, shtratin kontinental, territorin detar dhe hapësirën ekonomike.
Recommended