Report TV - Infektohet me COVID edukatorja, mbyllet çerdhja në Laprakë
  • 4 years ago
Një edukatore në Tiranë, në çerdhen nr. 11 në Laprakë ka rezultuar e prekur me COVID. Report Tv mëson se në datën 12 Qershor, pra të premten e kaluar në momentin e paraqitjes në punë, në zbatim të protokollit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në çerdhen nr.11 u konstatua një punonjëse me temperature. Që nga ajo ditë, punonjësja nuk është lejuar në mjediset e punës dhe është karantinuar në banesën e saj. Pas raportimit të rastit është kryer edhe tamponi, ku ka rezultuar pozitive dhe çerdhja është mbyllur.
Recommended