Pushimet me kupon, rimbursimi nga pandemia |Lajm-News

  • 4 years ago
Të gjithë individët që rezervojnë pushimet këtë vit ose i kanë rezervuar gjatë periudhës së pandemisë, do të marrin një kupon nga agjencitë turistike si për biletat e udhëtimit edhe për rezervimin e hotelit, i cili do të jetë i vlefshëm për 1 vit kalendarik, në rast se ka rikthim të masave bllokuese dhe pushimet anulohen.
Kuponi detyron agjencitë që të ofrojnë të njëjtin shërbim në një periudhë tjetër brenda vitit, në të kundërt do të duhet të kthejnë paratë te blerësi. Për pedagogun e Marketingut dhe Turizmit Mirdaim Axhami, akti normativ i miratuar nga qeveria i jep frymëmarrje biznesve për të mos patur presion për dhënien menjëherë të pagesave, por edhe mbron konsumatorin duke i ofruar më shumë siguri.
Në situatën ku ndodhet sot sektori i turizmit, ekspertët thonë se duhet që të merren edhe masa shtesë për mbështetjen e tij. Një formë që mund të përdoret është subevncionimi i gjysmës së pagave të punonjësve, ose dhënia e granteve për të mbuluar një pjesë të kostove për akomodim.
Sektori i turizmit rezulton një nga degët më të prekura nga pandemia, në një anketim të zhvilluar nga Këshilli i Investimeve rezulton se 75% e këtyre bizneseve u mbyllën totalisht gjatë pandemisë dhe pësuan rënie të kosniderueshme të të ardhurave. Ekspertët sugjerojnë që akti normativ duhet të ketë detyrueshëm edhe informimin nga ana e agjencive turistike të konsumatorit për mënyrën se si do të funksionojë kuponi që ofrohet dhe rimbursimi që merret.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/