Shqipëria 'pushtohet' nga shiu! U prish pushimet plazhistëve, fik zjarrin në Seman! Rritet Fierza

  • 4 years ago
TIRANË- Kjo e mërkurë e ka gjetur vendin nën "pushtetin"  e reshjeve të shiut! Për pushuesit e këtij fillim gushti, këto dy ditë nuk ka plazh, pasi reshjet e shiut do të zgjasin deri nga fundjava, ku pritet të ketë një përmirësim të motit. Reshjet e shiut kanë qenë me dendësi të lartë në shumë qytete. Në Vlorë, era e fortë ka marrë me vete shezlonge dhe çadra. Ajo që ka lënë pas është një pamje jo shumë e bukur për askënd, aq më tepër për pushuesit.

Teksa në Vlorë, shiu u ka "shkatërruar" pushimet, në Fier ai ka shërbyer për shuar flakët e zjarrit në Seman, të cilët forcat zjarrfikëse po mundoheshin prej tre ditësh.