The Independent': Restoranti në Drilon gatuan mish ariu, në Shqipëri shiten online shqiponja, bufa

  • 4 years ago
Një hetim i bërë nga organizata për mbrojtjen e kafshëve "Four Paws" ka zbuluar se një restorant në Drilon të Pogradecit në Shqipëri ofron mish nga gjuetia e paligjshme e arinjve. Report Tv kontaktoi me pronarin Pandi Çekiçi, i cili e mohoi lajmin e medieve britanike duke deklaruar se në restorantin e tij nuk ofron mish ariu. Po ashtu edhe menunë që "The independent" publikoi nga ajo që ofron restoranti, pronari nuk e pranon që është e tij duke e mohuar.