The Independent': Restoranti në Drilon gatuan mish ariu, në Shqipëri shiten online shqiponja, bufa

  • 4 years ago
Një hetim i bërë nga organizata për mbrojtjen e kafshëve "Four Paws" ka zbuluar se një restorant në Drilon të Pogradecit në Shqipëri ofron mish nga gjuetia e paligjshme e arinjve. Sipas The independent, ata thonë se kjo tregti e paligjshme e jetës së egër që duhet të mbrohet ka dalë jashtë kontrollit në vend. Restoranti gjithashtu reklamon mishin e ariut në menunë e tij në Facebook. Studiuesit thanë se ishte hera e parë që ata kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë dhe ekspertët paralajmëruan që ky lloj mishi i papërpunuar mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është koronavirusi që është përhapur shumë në të gjithë botën.