Si eshte katandisur selia e OSBE-se ne Shqiperi (6 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Kjo është selia e OSBE-së në Tiranë. Ndodhet në zonën më të mirë, në një nga vilat e ish Bllokut. Siç dihet, organizmat e rëndësishëm dhe kompanitë e fuqishme, vendosen nëpër qendrat e kryeqyteve, nëpër ndërtesa të mira dhe të shtrenjta për të treguar seriozitetin e tyre. Por shihni fasadën e residencës së OSBE-së në Tiranë. Kështu na e paraqet pastërtinë, kujdesin dhe kulturën e tij ky organizëm mbarë europian.
Njerëzit e larë, të parfumosur e të kollarisur, pa përmendur që janë të ditur e të kulturuar, na tregojnë në këtë mënyrë se këtë vlerësim kanë për vete dhe për ne. Misioni ka ardhur tek ne që në Prill të vitit 1997 ndërkohë që dora e fundit e bojës nuk dihet se kur i është dhënë vilës. Banorët e saj nuk është se janë aq të varfër. Vetëm për vitin 2000 buxheti i misionit të OSBE në Shqipëri është 3 milion e 221 mijë euro, ndërkohë që në politikën e saj organizata për bashkëpunimin dhe sigurimin në Europë, pranon edhe dhurata.
Kështu që do të mjaftonte një thirrje që ndonjë zemërmirë shqiptar të vinte dhe t'ua lyente falas fasadën dhe këtë do ta bënin me dëshirë sepse pjesë e punës së kësaj selie është të ndihmojë autoritetet shqiptare në rrugën e demokracisë, të na ndihmojë ne të medias për zhvillim dhe liri, të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut, në përgatitjen dhe monitorimin e zgjedhjeve. Prandaj përveç punës, këtij organizmi ne i shohim edhe gunën.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended