Report TV -Fshati i qershive pa pikë grumbullimi, fermerët: S'ka treg, s'ka bërë vaki kështu.

  • 4 years ago
KORÇË- Fshati Dvoran në Korçe është i njohur për kultivimin e frutit të qershisë. Fermerët kanë nxjerrë në treg prodhim cilësor dhe të bollshëm, por shqetësim mbetet mungesa e tregut.

"Shumë keq ka qenë, me 900, 700 ka vajtur"

"Shumë i dobët dhe shumë i lirë, me 700 lekë dhe kemi harxhuar shumë, kam harxhuar 3 mln lekë e gjysmë", shprehen kultivuesit.

Një prej banorëve akuzoi zyrtarët për korrupsion, pasi janë dhënë 170 milionë leke për ndërmarrjen e agro-eksportit por prej 3 vitesh nuk është vënë në funksion.

"Kjo e di ku e ka zanafillën, bashkia ka dhënë me qira, ka marrë kosovari lekët 170 mln, ka vënë makineritë dhe ka ikur në drejtim të paditur se po të kishte filluar ajo, do të ngrihej çmimi", u shpreh një nga kultivuesit.

Në këtë fshat një kilogram qershi shitet me 60 deri në 80 leke, por sipas kultivuesve nuk mbulon as koston e prodhimit.

"S'ka bërë vaki kështu, na mbetet të bëjmë raki, s'ka rrugë tjetër", thotë një tjetër.

Banorët e Dvoranit që jetojnë me qershitë kërkojnë ndihmë nga ministria e bujqësisë dhe bashkia e Korçës për hapjen e një pike grumbullimi dhe të një fabrike reçeli.

Recommended