Kontrolle policie në Berat - (5 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Rrugët e qytetit të Beratit prej ditësh ndodhen në patrullimin e vazhdueshëm të uniformave blu. Shtatë postoblloqe policie janë vendosur në pikat kryesore të lëvizjes në qytetin e Beratit. Rreth 500 trupa policore janë angazhuar në një super aksion për të shmangur lëvizjen e elementëve të kërkuar dhe personave me armë.

Si rezultat i kësaj janë kapur deri tani dy shtetas të shpallur më parë në kërkim. Nga kontrolli i automjeteve janë kostatuar gjithashtu edhe raste të qarkullimit me armë dhe janë vënë në pranga për armëmbajtje pa leje tre persona nga Berati.

Kontrolle të rrepta të policisë janë shfrytëzuar edhe nga qarkullimi rrugor i cili në saj të shtatë postoblloqeve të përforëcuara, ka arritur të kostatoj dhe të ndëshkoj me gjoba me dhjetra automjete me mangësi në dokumentacion. Furgonat blu vazhdojnë të lëvizin nëpër Berat për të pasur nën kontroll gjendjen dhe për të shmangur lëvizjen e elementit kriminal nëpër qytet./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended