Basha takohet me fermeret | Lajme - News

  • 4 years ago
Fermeri: U hodhën poshtë sallatorët, humba 100 kuintal. S?kishte kërkesë fare. E hodha në kanal. Humba shumë se nafta ka shumë shpenzime.

Nga Berati, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi qeverinë se i ka braktisur fermerët.

?5 veta nuk do të jenë më padronët e Shqipërisë e të djersës tuaj. Ky shtet sillet si bandë me njerëzit, prandaj kemi ardhur këtu ne. Nuk sillet që t?ju mbrojë edhe të promovojë interesat tuaja, t?ju ndihmojë, po ku e ku t?ju vërë shkelmin në fyt. Prandaj duhet të ndryshojë një orë e më parë. Këtë kam ardhur t?ju them, një orë e më parë, që ta keni shtetin në krah e jo ta keni kundër?.

Fermerët i garantoi se Partia Demokratike do ju ulë çmimin e naftës dhe do i subvencionojë në bazë të prodhimit.

?Dy gjërat kryesore që duhen bërë urgjentisht. E para, mbështetja për çdo fermer në bazë të prodhimit. Siç i mbështet Maqedonia dhe Kosova. Dhe e dyta, ulja e çmimit të naftës që të paktën t?i shikoni hajrin punës, jo ta punoni gjithë sezonin dhe pastaj ta hidhni prodhimin në kanal?.

Kreu i opozitës siguroi fermerët se bujqësia do të jetë prioritet për qeverinë e tij ndërsa shtoi se prodhimet shqiptare do të kenë tarifa më të ulëta për eksport.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended