Elbasan, Basha takohet me fermerët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Opozita e ka shtrire aksionin e saj kundër uljes se pragut te TVSh edhe tek fermerët. Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ka biseduar me fermerët e zonës se Elbasanit për vendosjen e kësaj takse për subjektet qe e kane xhiron vjetore mbi 2 milionë leke.



?Nuk do të ndodhë vetëm me biznesin e vogël, do të ndodhë me këdo që përmbush këto kushte, të bësh mbi 2 milionë lekë xhiro. Prandaj plani për të vënë NIPT-in që pastaj t?ju regjistrojnë dhe t?ju matrikullojnë edhe ju dhe t?ju tatojnë edhe ju, të marrin TVSH-në njësoj siç ia marrin biznesit të vogël?.



Sipas Bashës nga skema për uljen e pragut te TVSh përfiton vetëm kryeministri Edi Rama dhe Miqte e tij.



?Kush po e bën të gjithë këtë gurgule të madhe? Kush është përfituesi i këtij sistemi që vë taksa por nuk jep shërbime? Janë 10 vetë, është Edi Rama me një çetë të vogël kriminelësh dhe oligarkësh. Po mban peng jo vetëm Shushicën dhe Elbasanin, por gjithë shqiptarët. Është e papranueshme 3 milionë njerëz peng i 10 vetave?.



Lideri i opozitës Basha u ka bere thirrje fermerëve te ngrihen ne proteste kundër qeverise si e vetmja rruge për tu dëgjuar zëri i tyre.



?Po nuk u çuat, po nuk e kundërshtuat vendosjen e TVSH-së edhe për fermerët me NIPT që kanë xhiron mbi 2 milionë lekë nesër siç e tha Rexhepi do të vijë t?ju marrin tokën. E keqja nuk di të ndalet po nuk e ndalëm të gjithë bashkë. Po të ngriheni të gjithë bashkë nuk ka forcë mbi tokë t?ju ndalojë. Nuk ka qeveri sado të korruptuar, sado kriminale, sado banditë, t?i bëjë ballë popullit, fermerëve, kur janë të gjithë të bashkuar?.



Pak dite me pare opozita mbështeti thirrjen e shoqatave te biznesit te vogël për te mbyllur qepenat për një ore ne shenje proteste kundër vendosjes se TVSh.

Recommended