Shqiperia emeton 650 milione € Eurobond

  • 4 years ago
Qeveria shqiptare ka arritur të emetojë një Eurobond me vlerë 650 milion euro pasditen e së martës në bursën e Londrës.

Burime zyrtare për televizionin Klan bëjnë me dije se shuma është marrë në tregjet financiare kundrejt një interesi 3.62%, ndërsa çmimi i kuponit është 3.5%.

Kjo është vlera më e madhe që ka marrë Shqipëria në tregjet e huaja, ndërsa burimet bëjnë me dije se investitorët kanë ofruar një shumë mbi 3 miliard euro, gati 5 herë më shumë se sa është kërkuar, çka ka bërë që gjatë negociatave të ulej interesi për huanë e marrë.

Shqipëria arriti të marrë shumën me një interes më të favorshëm se Maqedonia e Veriut, e cila emetoi 700 milion euro Eurobond përpara disa ditësh për një interes 3.67%, por interesi është disi më i lartë se Eurobondi i emetuar nga vendi ynë në 2018-ën, I cili ishte 3.55%.

Nga shuma prej 650 milion eurosh, 250 milion do të shkojnë për të rinovuar bondin e vjetër, ndërsa 400 milion euro janë huamarrje e re.

Afati i maturimit të Eurbondit është 7 vjet. Kjo është hera e katërt që qeveria përdor si instrument për marrjen e borxhit daljen në bursa.

Në 2018-ën u arritën të siguroheshin 500 milion euro, ndërsa dalja e parë në tregje ishte në vitin 2010-n.

Konsulent financiar i qeverisë në këtë dalje ishte firma Rothschild &CO, ndërsa 4 banka ndërkombëtare u përzgjodhën si ndërmjetësues të Shqipërisë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended