36 raste te reja me koronavirus | Lajme - News

  • 4 years ago
Përkeqësohet situata e koronavirusit në vendin tonë. Që prej nisjes së pandemisë për herë të parë jane regjistruar 36 raste të reja, 27 prej të cilëve i përkasin kryeqytetit.

?4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. Covid-19 nuk ka ikur nga vendi jone. Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave?, deklaroi Silva Bino.

Shumica e rasteve të reja kanë shfaqur shenja klinike të Covid-19, e për pasojë një pjesë e tyre kanë patur nevojë për trajtim të specializuar mjekësor dhe janë shtruar në të vetmin spital Covid në kryeqytet.

?Janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar?, theksoi Bino.

?Ky shtim i numrit të rasteve shoqërohet me raste të rënduara ku mbizotëron Tirana. Aktualisht ka mosha të reja në terapi intensive?, shtoi Najada Çomo.

Në kushtet kur nuk ka asnjë kufizim, epidemiologët kërkojnë më shumë ndërgjegjësimin e qytetarëve duke shmangur grumbullimet masive, respektimin e distancimit fizik, përdorimin e maskave në momente që janë në ambiente publike dhe për të mos harruar larjen e shpeshtë të duarve, si të vetmet masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended