13 raste të reja me koronavirus sot në vend - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konfirmohen 13 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, nga 260 teste të kryera, duke e çuar në total në 946 numrin e të infektuarve. Rastet janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit.Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat.?Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren. Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar. Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat.?Nga ana tjetër, 17 pacientë me COVID ndodhen të shtruar në spitale dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.?Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 17 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.?COVID-19 - Statistika (17 Maj 2020)Testime totale 12554Raste pozitive 946Raste të shëruara 715Raste Aktive 200Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 78Krujë 46Durrës 30Shkodër 15Kamëz 12Berat 10Fier 4Elbasan 2Kurbin 1Mirditë 1Korçë 1

Recommended