1 777 gjoba për mos mbajtje të maskave

  • 4 years ago
Vizitorët e shumtë në Ohër gjatë fundjavës kanë bërë që disa nga pronarët e objekteve gastronomike nga Ohri të mos respektojnë orën policore. MPB-ja njoftoi se në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut kanë konstatuar se 18 pronarë nuk i kanë mbyllur lokalet e tyre gjatë orës policore nga ora 4 pasdite deri në 5 të mëngjesit. Edhe në Strumicë nuk është respektuar ora policore. Policia dhe inspektorët në Strumicë kanë konstatuar katër shkelje. Gjatë fundjavës, inspektorët kanë kryer gjithsej 1.543 inspektime në objektet gastronomike ku kanë konstatuar 22 shkelje. Lidhur me rregulloren për përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve mbrojtëse.




MPB informon se kanë konstatuar 1777 shkelje. Pjesa më e madhe janë në territorin e SPB Strumicës ku 417 qytetarë të Strumicës nuk kanë mbajtur pajisje mbrojtëse kurse në Ohër janë regjistruar 356 raste. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që nuk kanë respektuar këtë rregullore deri më tani është 8180 dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresa përkatëse. Gjoba për mos- mbajtje të maskës mbrojtëse është 20 euro, kështu që vetëm nga shkelësit, në buxhet do të derdhen 170.000 euro.

Vesna Vellkova

Recommended