Kosova, 1.2 miliarde Euro per rimekembjen ekonomike |Lajme-News

  • 4 years ago
1.2 miliardë euro ka ndarë qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së koronavirusit. Qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023, ku pos rimëkëmbjes ekonomike përfshihet edhe lufta ndaj pandemisë së koronavirusit dhe luftimi i korrupsionit.
"Masat afatgjate për t'u përballur me këtë pandemi përfshijnë krijimin e kapaciteteve, që ne të kryejmë një numër shumë të madh të testeve. Do të krijojmë edhe një lloj sistemi të inteligjencës që shpejt t'i identifikojmë rastet që mund të paraqiten".
Ai ka përmendur edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.
"Marrja e plotë e përgjegjësive si qeveri për vazhdimin e dialogut për të quar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim të plotë me BE-në dhe SHBA-në".
Ndërkaq Ministri i FSK-së, Anton Quni, ka kërkuar që të nis shërbimi ushtarak në Kosovë. Qeveria Hoti ka dy ditë është që është votuar pas shkarkimit të qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended