“1.2 miliardë euro në bankat greke, të sigurta” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Cilido qe ka shfaqur interesim për kursimet e tij ne një nga bankat me kapital grek ne Shqipëri, Banka Qendrore i jep përgjigjen, se nuk ka asnjë rrezik për 1.2 miliard euro depozita te shqiptareve ne këto filiale. Drejtori i Mbikëqyrjes Bankare, Deniz Deralla, ne Bankën e Shqipërisë, jep garanci se 3 bankat greke monitorohen ne mënyrë te përditshme dhe nen masa te forta. Sipas tij, këto dege funksionoje te pavarura nga mëmat e tyre ne Greqi. Por edhe sikur te marrin skenarin me te keq, efekti tek bankat me kapital grek ne Shqipëri është i papërfillshme. Pesha e bankave greke ne tregun bankar shqiptar, ka ardhur ne rënie vitet e fundit dhe tashme zë 14.7 %. Por nëse sistemin bankar e kemi imun ndaj situatës ne Greqi, nuk mund te themi te njëjtën gjë për efektet ekonomike. Remitancat rrezikojnë te bien, ndërsa tregtia do te ketë risqe te shtuara. Greqia është partneri ynë i trete ne shkëmbimet tregtare.

Recommended