Hashim Thaci: Nuk do te kete pazare me kufijte, ideja ime...

  • 4 years ago
Kosova do të njihet nga Serbia duke respektuar kufijtë territoriale të sotëm. Kështu u shpreh këtë të enjte Presidenti Hashim Thaçi gjatë një interviste përballë gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan.

Kreu i shtetit kosovar tha që është entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t?i bashkohen Kosovës, por kjo pa cënuar territorin e sotëm.

Ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë pazar dhe asnjë shkëmbim territoresh. Sipas Thaçit, e gjithë ideja ka qenë që të bëhej një korrigjim, në mënyrë që këto tre zona t?i bashkangjiten Kosovës sepse është e drejtë historike, por edhe sepse Serbia nuk ka asnjë interesim për ata qytetarë.


Blendi Fevziu: Qëndron akoma ideja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës?

Hashim Thaçi: Kosova do të njihet në fund nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar shtetin integral dhe territorial të sotëm.

Blendi Fevziu: Po Presheva, Medvegja dhe Bujanovci?

Hashim Thaçi: Unë jam ithtar dhe entuziast që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t?i bashkëngjiten territorit të Kosovës pa u cënuar territori i Kosovës sepse është e drejtë historike.

Blendi Fevziu: Si do të bashkohen ato?

Hashim Thaçi: Unë pa hezitim dhe pa frikë do ta shtroj këtë çështje.

Blendi Fevziu: Ideja e vetme e një shkëmbimi të mundshëm ishte që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t?i bashkëngjiten Kosovës duke hequr veriun.

Hashim Thaçi: Pazare nuk do të ketë, nuk do të ketë shkëmbim. Ideja ime nuk ka qenë e tillë. Ideja ime ka qenë që të kemi një korrigjim, ku Presheva, Medvegja, Bujanovci t?i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës sepse Serbia nuk ka ndonjë interesim për ata qytetarë atje./tvklan.al


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended