Haradinaj: Ideja për kufijtë, për të krijuar jo stabilitet

  • 5 years ago
Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj në tryezën me temën ?Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit ë Berlinit? tha se ideja për lëvizje të kufijve ka qenë për të krijuar jo stabilitet. ?Ne nuk kemi interes me hap Kosovën e 17 shkurtit. Nuk ka popull në Ballkan që nuk e ka edhe një tjetër hartë, ne i kemi do harta qysh kishim pas qejf me qenë. Kushdo që thotë që përmes korrigjimit të kufijve arrihet paqja, nuk janë të padijshëm sa mos me ditë që po duan jo stabilitet. Ideja e marrëveshjes me kufij ka qenë për të krijuar jo stabilitet, mirë që u mbyll ajo çështje edhe në Berlin?, tha Haradinaj. Haradinaj tha se edhe pse është shqiptar shteti i tij është Kosova dhe se edhe një serb i Kosovës duhet ta ndiejë veten njëjtë si ai. Haradinaj tha se në dialog me Serbinë shkon pa asnjë kusht pasi që dëshira e tij është që të shkohet përpara.

Recommended