Gjendet trupi i dekompozuar i Erieta Avdylit (13 Maj 2000)

  • 4 years ago
Më dalin gjithmonë në endërr këmbët e saj me çizme të pambuluara mirë nga dheu në një varr mes pyllit". Ky është rrëfimi i ëndrrës i një prej shoqeve të punonjës së UNICEF-it Erieta Avdylit trupi i së cilës është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Romana të Durrësit. Bashkëshorti i saj Artan Avdyli për të cilin dyshohet se ka gisht në vrasjen e saj është arrestuar nga policia.
Ky është vendi ku është gjetur sot kufoma e saj. Ashtu siç ndodhte çdo natë në ëndrrën e shoqes së saj trupi i pajetë i Erjetës është gjendur i dekompozuar me këmbë të lidhura dhe të futura në një çizme. 150 metra larg rrugës nacionale Tiranë-Durrës, në një kanal të mbuluar nga ferrat është gjetur kufoma e gruas e zhdukur 45 ditë më parë.
Një nga dëshmitarët e momentit kur u zbulua kufoma i cili është banor i fshatit tregon se çfarë ka parë.
"Vendi i kufomës u gjet buzë këtij fshati. Gjatë ekspertizës së ekspertëve të Durrësit, më thirrën mua për të prerë ferrat dhe për të hequr mbeturinat. Kufomës i ishte kalbëzuar trupi. U gjetën dy unaza dhe një varëse floriri. Një triko, xhup dhe më pas nuk kam parë më asgjë. Këmbët ishin të lidhura. Trupi është zbuluar në mëngjes ku më pas është lajmëruar dega dhe policia ka ardhur rreth orës 12, 12:30. "
Kështu ka përfunduar historia e dhimbshme e nënës së dy fëmijëve Erieta Avdylit, punonjëse e -it.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/