Keshilli i Larte i Drejtesise (13 Maj 2000)

  • 4 years ago
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që duke filluar nga dita e Hënë në gjykatat shqiptare nuk do të gjykohet më me ndihmës gjyqtarë por vetëm me gjyqtarë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë duke marrë në konsidetarë që gjatë këtyre viteve në sistemin gjyqësor janë emëruar shumë ndihmës gjyqtarë që kanë përfunduar studimet për Drejtësi me nota shumë të larta, vendosi që ti propozojë Presidentit Rexhep Mejdani për të emëruar gjyqtarë në vendet vakante të shpallura më parë disa nga ndihmës gjyqtarët të mbaruara shkollën me nota mesatare mbi 9.
Kështu në Gjykatën e Rrethit Tiranë nga radhët e ndihmës gjyqtarë aktualë, janë emëruar sot nëngjyqtarë civilë Ilir Mustafai, Brunilda Dibra, Enkela Bajo, Ilir Çeliku, Rezarta Vigani, Rigelta Panajoti, Fahrie Budo, Ridvan Hado si dhe dy gjyqtarë ushtarakë Bujar Krasniqi dhe Petrit Çomo. Në rrethin e Durrësit u emëruan Enkelejda Softa dhe Markeljan Sota. Ndërsa në Gjykatën e Fierit Ergys Selmani.
Në Gjykatën e Lushnjes është emëruar Sajmira Hila ndërsa në Gjirokastër Mirela Kore. Në Sarandë është emëruar gjykatës Petrit Koço ndërsa në Shkodër është emëruar Izabela Rodovani. Ndryshime janë bërë dhe në Gjykatën e Lezhës ku është emëruar gjyqtar Ded Deda ndërsa në Krujë është emëruar gjykatësja Dhurata Balla.
Po sot Presidenti Mejdani mbi bazën e propozimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë vendosi emërimin e ndihmës gjyqtarëve të mësipërm në detyrat e gjyqtarëve. Në lidhje me ndihmës gjyqtarëve të tjerë të cilët me hyrjen në fuqi të ligjit do të largohen nga sistemi gjyqësor shqiptar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjykoi që në të ardhmen duke u nisur nga mundësitë që do të krijohen me hapjen e vendeve vakante, ato do të konkurojnë për tu emëruar gjyqtar në përputje me kërkesat e ligjit për pushtetin gjyqësor.

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended