Qeveria miratoi protokollin për punën e çerdheve

  • 4 years ago
Qeveria ka miratuar një protokoll mbi mënyrën e funksionimit të kopshteve të fëmijëve pasi të merret një vendim për hapjen e tyre. Dezinfektimi i përditshëm i objekteve, mbikëqyrja e fëmijëve për larje më të shpeshta të duarve, heqjen e qilimave dhe lodrave prej pelushi. Ndër masat është matja e detyrueshme e temperaturës së fëmijëve gjatë hyrjes në kopsht, por edhe një numër i kufizuar i fëmijëve: kështu që sipas protokollit në grupet deri në moshën 2 vjeçe do të ketë maksimum 6 fëmijë, ndërsa nga 3 deri në 10 vjet do të ketë maksimum 15 fëmijë me dy kujdestarë. Çdo fëmijë do të duhet të ketë një krevat fëmijësh të siguruar me dy mbulesa dhe tavolinat për tu ulur të jenë në largësi 2 metra larg.

Recommended