Emisioni 112, ep 26 - Ngacmonin kalimtarët me shkop, 13-vjeçarët i ndalon policia, reagimi i nënës
  • 4 years ago
Në episodin 26 do të ndiqni:
VIDEO/Dy 13-vjeçarët me shkop ngacmojnë kalimtarët, ndalohen nga policia, reagimi i nënës kur sheh të birin në makinën e policisë.
VIDEO e plotë ekskluzive e ndalimit të të miturve nga policia deri në dorëzimin e tyre tek prindi.
VIDEO/13-vjeçari duke qarë: Pse të vij të makinë të policisë, më bërtasin të shtëpisë.
VIDEO/Burri kërkon ndihmën e policisë pasi gruaja nuk e lë të futet në banesë prej disa ditësh.

Gazetar: Antonio Çakshiri
________
TIRANË - Në episodin e sotëm të Emisionit 112 transmetojmë pamjet ekskluzive nga ndalimi i dy fëmijëve 13-vjeçar nga efektivët e policisë. Policia u njoftua nga qytetarët se dy të miturit ishin duke ngacmuar kalimtarët me një shkop të ngjashëm si shkop bejsbolli ndërsa po trembnin edhe fëmijët e vegjël në një lagje të Kombinatit sipas telefonuesit.
Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmetojmë ngjarjen e plotë, nga telefonata dhe pamjet e plota nga kamera e trupit të efektivëve nga momenti i ndalimit të dy 13-vjeçarëve, komunikimin me policëve me ta deri në ballafaqimin e fëmijëve me prindin, nëna e një prej të cilëve mendonte se djali ndodhej në banesë. Gjatë shoqërimit nga policia për në banesë një nga djemtë e mitur preket dhe qan në makinën e policisë ndërsa thotë se do i "bërtasin të shtëpisë". Shikoni përgjatë emisionit momentet e plota nga kjo ndodhi nga përditshmëria e punës së policisë.

Në orët e mbrëmjes një burrë kërkon ndihmën e policisë pasi bashkëshortja nuk e lejon të futet në banesë prej disa ditësh ndërsa mban derën e kyçur. Edhe për këtë ndodhi ju sjellim pamjet e plotë të reagimit të patrullës së policisë ndërsa efektivët përpiqen të bindin zonjën të hapi derën pasi burri i saj prej disa ditësh ka qëndruar në hotel.
Recommended