Top News - Helikopterë nga Amerika/ Për kërkim-shpëtim dhe zjarret
  • 4 years ago
Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka firmosën kontratën e pranimit për pajisjen e forcës ajrore të Shqipërisë me helikopterë të tipit ?Black Haëk?, financim i përbashkët i dy qeverive.

Xhacka Helikopterët "Black Hawk" që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt. Krah për krah me aleatin tonë strategjik për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësi i Shqipërisë në momentet më kyçe të historisë treguan sërish se janë në krah të vendit tonë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.
Ky është një program i financuar bashkërisht, ku si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Shqipëria ndajnë përgjegjësinë financiare për të mbrojtur Aleancën.

Një nga tre prioritetet e mia kryesore është forcimi i bashkëpunimit për mbrojtjen në mënyrë që Shqipëria të jetë një aleate edhe më e aftë e NATO-s. Kur këta helikoptërë shumërolësh do të vijnë këtu, do të ndihen si në shtëpi këtu midis ekipit tuaj profesionist, punëtor dhe do të jenë të gatshëm që t?i përdorni për të mbështetur misionin e Forcave Ajrore, popullin shqiptar dhe Aleancën e NATO-s. Ju vendosni një standard të lartë për t?u ndjekur nga të tjerët.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OltaXhacka#YuriKim#TopChannel
Recommended