Infektohet me Covid-19 personeli i QSUT |Lajme-News

  • 4 years ago
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 21 persona me koronavirus, të gjithë në Tiranë.

Nga këto raste, 13 janë të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë të cilët janë infektuar nga një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Prej tyre, 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin infektiv.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

?Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë?, deklaroi doktoreshë Flutura Beqo gjatë komunikimit për mediat.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended