Depo e re farmaceutike në QSUT - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një depo e re farmaceutike do ti shtohet qendrës spitalore universitare Nënë Tereza. Investimi kap shifrën e 18 milion eurove dhe depoja do të garantojë një siguri edhe më të lartë në shërbimin farmaceutik. Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në QSUT, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu. ?Do ketë 7 dhoma frigoriferike, me të gjitha kushtet optimale që duhan për barnat që vijnë. Ka një magazinë të madhe për të gjithë pjesën e serumeve dhe të gjithë elementëve të tjerë. Çdo bar që futet në QSUT është i skanuar me një barkod dhe gjithashtu kur del, deri sa shkon tek pacienti, gjithashtu me barkodin e vet. Është një investim, i cili siguron dhe garanton cilësi,? - tha ministrja Manastirliu, Një investim që siguron standardet më të larta europiane të sigurisë dhe cilësisë së barnave dhe një transformim i rëndësishëm për gjithë strukturën e shërbimit të QSUT-së, u cilësua nga Kryeministri Rama. Paralelisht me këtë investim, një tjetër shërbim falas nga qeveria do të shtohet për pacientët në këtë qendër. Behët fjalë për vendosjen e lentes ose siç njihet ndryshe kataraktit, një shërbim ky i cili kushton sot 700 dollarë. ?QSUT prej këtij viti fillon ofrimin e një shërbimi shumë të rëndësishëm, falas për çdo qytetar që ka nevojë për ndërhyrjen e kataraktit, ose vendosjen e lentes. Do të ofrohet për më shumë se 2000 pacientë në vit, gjithashtu dhe në spitalet rajonale. Spitali Rajonal i Vlorës e ka filluar, gjithashtu pritet të fillojë dhe spitali i Elbasanit?, - u shpreh ministrja Manastirliu. ?Këtu dhe në spitalet në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermierë shumë të devotshëm, kuptohet, ka edhe nga ata që na turpërojnë, por e vërteta është që unë e kam parë me shumë njerëz që kalojnë nga spitali, që ndryshojnë mendim kur bëjnë shërbimin, se presin keq dhe ju del mirë,? - u shpreh kryeministri.

Recommended