QSUT po perhap Covid -19 | Lajme - News

  • 4 years ago
?Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza vazhdon të jetë vatra kryesore e infeksionit të Covid-19. Prej disa ditësh kemi patur raste të personelit shëndetësor të infektuar në mjedise spitalore, po ashtu kemi patur edhe pacientë apo të afërm të tyre që virusin e kanë marrë në këto mjedise?.

Prej fillimit të epidemisë, rastet këtu kanë qenë sporadike. Por që prej 27 Majit, shërbimi i mjekësisë interne është kthyer në përhapës të infeksionit, në disa vende.

Vetëm një infermiere ka arritur të infektojë mbi 35 persona, mjekë, infermierë e pacientë.

Nga QSUT infeksioni është përhapur edhe në disa qytete të tjera.

Në 29 Maj janë indentifikuar 19 raste pozitive që janë kontakte të pacientëve të infektuar në QSUT duke e çuar virusin në Lushnje e Mat.

Edhe në 30 Maj janë zbuluar 19 raste të tjera, kontakte të pacientëve dhe infermieres së infektuar brenda mjediseve spitalore.

Përhapja e infeksionit brenda mureve të QSUT çoi në mbylljen e shërbimit të mjekësisë interne, por kjo nuk e frenoi përhapjen e virusit tek pacientët të afërmit e tyre apo dhe vetë bluzat e bardha.

28 mjekë, infermierë apo punonjës në spital janë infektuar brenda javës së parë të Qershorit. Një vatër tjetër e përhapur nga Infektivi është në Gjirokastër.

Vetë Ministria e Shëndetësisë pohoi për televizonin Klan se rastet e mjekëve të infektuar kanë lidhje të drejtpërdrejtë me periudhën e inkubacionit 14 ditë dhe me kohën e kontaktit burim infeksioni në QSUT?.

?Megjithatë, sërish qytetarët vijojnë të jenë tëpandërgjegjësuar. Ata qëndrojnë në mjedise të jashtme por edhe të brendshme në spital pa asnjë masë mbrojtëse?.

Ministria dhe mjekët e infektivit janë parë shpesh të bëjnë apel tek qytetarët që të respektojnë masat, por shpërthimi i infeksionit në spital dëshmon se protokollet janë shkelur edhe nga vetë ata që punojnë në vijën e parë të frontit apo të tjerët në mbështetje të tyre.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended