Fshehu se ishte shkarkuar për paaftësi dhe u pezullua/ Avokati i gjyqtarit: S'ka vepër penale
  • 4 years ago
TIRANË-Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra për gjyqtarin Luan Daci, gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. SPAK nisi hetimet për Dacin, por për 2 avokatët e tij gjyqtari nuk ka bërë vepër penale. Daci kishte fshehur në formular që në 1997 ishte shkarkuar për paaftësi, megjithatë, avokati Jordan Daci shprehet se ligjërisht nuk kishte asnjë detyrim dhe se do të ankimojnë vendimin.

"Kishte detyrim për të deklaruar cfarë thotë formulari. Nuk ka vepër penale fare. Ligjërisht nuk ka pasur asnjëlloj detyrimi për ta thënë, cënohet e drejta e lirisë së mendimin. Nëse mendoni se jeni gazetare e zonja në CV dhe nuk rezulton kështu, atëherë i bie që të futeni në burg? Të lexojnë mirë Kushtetutën ato që bëjnë këtë procedurë. Një vendim gjyqësor të pezullojë presidenti, Kryeministrin atëherë mirëse erdhët në Shqipëri", tha Daci.
Recommended