Gabimi mjekesor nuk do te jete veper penale
  • 5 years ago
Gabimi mjekësor nuk do të gjykohet më si një vepër penale, por si një çështje administrative. Kjo kërkesë e bluzave të bardha tashëm është bërë pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal duke bërë një ndarje të  neglizhencës dhe gabimit mjekësor.

Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë: Kjo u bë pas një konsultimi edhe me mjekët dhe persona kompetentë të ministrisë së drejtësisë. Gabimi mjekësor është atëherë kur mjeku pa dashje duke zbatuar protokollet mjekësore bën një veprim ose nuk ndërmerr një veprim që ka sjellë për pasoje një dëmtim të të sëmurit, ndërsa neglizhenca është që nuk merresh me pacientin, nuk vepron sipas protokolleve të përcaktuara më parë për mënyrën se si trajtohet , diagnostikohet dhe mjekohet . Gabimi mjekësor do të gjykohet administrativisht dhe neglizhenca penalisht.

Nëse një pacient humb jetën për shkak të neglizhencës së bluzave të bardha, atëherë mjeku dënohet me burg deri në 4 vjet.

?Neglizhenca do të dënohet penalisht dhe dënimi do të jetë në bazë të shkallës së dëmtimit që neglizhenca ka shkaktuar. Është propozuar që dënimi të shkojë nga gjobë deri në dy vite burg , ndërsa nëse si rezultat i neglizhencës mjekësore pacienti ka humbur jetën dënohet vetëm me burgim deri në 4 vjet.

Deri më sot mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun deri në 5 vite burg, pavarësisht shkallës së dëmtimit të pacientit. Në tre vitet e fundit numëroheshin mbi 20 mjekë të arrestuar për shkak të gabimit mjekësor.

Tv Klan
Recommended