Paketa e rimëkëmbjes pas COVID-it, Shkodra: Fokus tek prodhimi, paketat e para thelluan papunësinë

  • 4 years ago
Pas prezantimi të dy paketave të para për të mbështetur ekonominë dhe punonjësit e mbetur të papunë, sfida e radhës është paketa e tretë ose ajo e rimëkëmbjes.

Paketa e rimëkëmbjes së ekonomisë pas dëmit të shkaktuar nga pandemi është sfida e radhës, tashmë që pritet edhe hapja totale e ekonomisë dhe e vendit. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Arben Shkodra, thotë për Report TV, se duhet një paketë e konsultuar gjerësisht me biznesin dhe duhet të nxisë rritjen e prodhimtarisë dhe të ketë karakter rajonal.?Së pari duhet të kemi një plan shumë të mirë porsa i përket ruajtjes së vendeve të punës dhe nxitjes për të krijuar vende të reja pune. Së dyti një masë shumë e shpejtë është se duhet ta kemi të diversifikuar atë ndërhyrjen për mbështetjen me likuiditet, jo domosdoshmërish mund të jetë një kredi mund të jetë edhe një grant. Së treti, ka ardhur koha që të mendojmë për një reformë të mirë të lehtësimit procedural sepse ajo ne na garanton që të kemi më shumë likuiditet?, thotë Arben Shkodra.

Pas kapërcimit pjesërisht të situatës hapi i radhës është rishikimi i paketës fiskale.

?Në afatmesëm patjetër që duhet të rishikohet e gjithë paketa fiskale dhe tarifat shtetërore?, shton a.

Ndërkohë sa i takon paketave të mëparshme Shkodra shprehet se nxitën papunësinë, dhe se duhet të ishte subvencionuar paga punonjësve dhe jo të jepej 26 mijë lekwshi apo 40 mijë lekëshi.

?Paketa e parë ishte një masë e cila dëmtonte punësimin sepse në një farë forme e shtynte punëdhënësin për të hequr punonjësit nga puna sepse shteti do ti mbante me asistencë sociale. Do të kishte qenë shumë herë më mirë sikur të kishin dëgjuar propozimet tona kur ne i thoshim duhet të subvenciononin me një ?X%? të pagës së tyre. Ne iu kërkuam 80% mund të kishte qenë 70%, mund të kishte qenë 60% por gjithsesi do të kishim ruajtur vendet e punës?, shprehet sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Prodhues.

Recommended