Lleshaj e pranon: Policia do përgjojë pa lejen e prokurorisë! Në survejim elementët kriminalë

  • 4 years ago
Një ditë pasi Shqiptarja.com dhe Report TV zbardhen projektligjin që i jep të drejtë policisë të përgjojë pa lejen e prokurorisë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka pranuar këtë nismë ligjore të qeverisë. Duke iu përgjigjur pyetjes së Report TV, ai tha se përgjimet do të autorizohen nga drejtues të policisë si organi ligjzbatues  për parandalimin e krimir, pa autorizimin e prokurorisë.

"Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse, drejtuese të policisë. Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë", tha Lleshaj.

Lidhur me shqetësimin publik se projektligji i ri kërcënon të drejtat e njeriut, pasi krijon hapësirat që policia të kthehet në një instrument nga pushteti, Lleshaj tha se alarmi është dhënë nga ata që nuk janë njohur me draftin.

"Ne s?kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë. Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativën e qeverisë, e cila synon vetëm t?i krijojë policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalimit të krimit", tha Lleshaj.

Report Tv ka mësuar se nisma ligjore ndryshon nenin 131 të ligjit aktual për Policinë e Shtetit, duke i dhënë kompetencë policisë, pa marrë leje tek prokuroria, të përgjojë bisedat e personave në ambiente publike, në mjete të transportit publik si dhe bisedat telefonike.

Recommended