'S'mbrojtën Teatrin e trupat e tyre', Këlliçi: Nuk jemi repart ushtarak, në protestë moralisht

  • 4 years ago
TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një intervistë për Report Tv është shprehur i bindur se demokratët nuk kanë dështuar në misionin e tyre në mbrojtjen e godinës së Teatrit. "PD-ja nuk është repart ushtarak që është në mbrojtje të objekteve", shprehet Këlliçi duke thënë se nuk kanë ceduar në detyrën e tyre morale.

"PD nuk është një repart ushtarak, që është në mbrojtje të objekteve. Te Teatrika pasur prezent përfaqësuesit e saj përpara Teatrit. Ka qenë Paloka, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi ne kemi qenë aty, dhe nuk kemi ceduar nga detyra jonë morale kur është goditur Teatri ka pasur ende qytetar brenda dhe ka treguar se sa e vendosur ishte Bashkia për ta goditur Teatrit duke rrezikuar artistë dhe efektivë të policisë brenda", tha Këlliçi në përgjigje të atyre skeptikëve që e akuzojnë se PD-ja nuk mbajti fjalën se 'do e mbronin teatrin me trupat e tyre'.Ndalu te protesta e thirrur nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, Këlliçi tha se opozita do të jetë aty për mbështetje morale dhe numra, e ndërsa shtoi se problem është ardhja e protestuesve nga rrethet.

"Ne do të jemi në protestë e organizon Aleanca e Teatri, axhenda dhe skenari është i tyre, do të jemi në shesh, vetëm me prezencë fizike dhe me mbështetje morale. Tirana duhet të trajtohet me dinjitet, ka një kryebashkiak që nuk e lidh asgjë me realitetin, kur flet me theks Tiranës duket që është në aktrim. Ka një problem për ardhjen e qytetarëve nga rrethet e tjera, dita e hënë ka qenë dita kur kufizimet ka qenë më ekstreme, kjo nuk është çështje numri, por fryme dhe ndërgjegje personale. Ka të rinj që s'kanë dalë kurrë në protestë dhe kanë ngritur zërin e tyre. Mungesën e rretheve do e kompensojë Tirana", tha Këlliçi, i cili shtoi se në javën në vijim pritet që të ketë një mbledhje me kryesinë, ish- grupin parlamentar për të vendosur për aksionin opozitar.

Recommended