Kompekaj nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Kompekaj
10 vezë
10 lugë gjelle sheqer
12 lugë gjelle miell
130 gr arra
3 lugë gjelle kakao
70 gr gjalp
6 petë
1 e verdhë veze

Shërbeti:
1 kg sheqer
750 ml ujë
Vanilje
2 feta limon

Përgatitja:
Vendosim vezët e plota në një tas dhe fillojmë t?i rrahim me rrahësin elektrik ose me një robot. Shtojmë sheqerin pak nga pak, gjatë kohës së rrahjes së vezëve dhe I përziejmë pa ndërprerje deri sa volumi i vezëve të rritet dhe sheqeri të shkrijë. E largojmë rrahësin elektrik dhe shtojmë miellin lugë-lugë duke e situr dhe duke e përzier ngadalë nga poshtë lart me spatula ose lugë druri. Shtojmë arrat e copëtuara të trazuara me pak miell i përziejmë ngadalë. Në një tepsi të lyer me gjalp vendosim 3 petë, të cilat i lyejmë në cdo petë me gjalp. Shtojmë ¾ e brumit dhe në pjesën që mbetet në tas shtojmë kakaon, e përziejmë mirë dhe e shtojmë dhe brumin me kakaon në tepsi. Më pas e mbulojmë përsëri me 3 petë të tjera që dhe ato i lyejmë me gjalp në cdo petë. Petën e fundit e lyejmë me një të verdhë veze, vendosim tavën në furrë në tepsi 170-180 gradë Celsius, për 45 minuta. Ndërkohë përgatisim shërbetin. Vendosim në tenxhere me ujë të ftohtë sheqer,ujë, vanilje, limon e përziejmë dhe e lëmë të ziejë vetëm 6-7 minuta nga momenti i vlimit. Njxerrim tepsinë nga furra pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet e presim dhe e shërbetosim me shërbetin e ngadaltë.