1 pako peta 200 gr gjalp 150 gr arra 100 gr bajame 50 gr stika 1 lugë çaji kanellë Shërbeti: 500 gr shërbet 350 ml ujë 1 shkop kanellë 6 karafila Lëkurë limoni 1 lugë gjelle lëng limoni Përgatitja: Para se të filojmë në një tenxhere vendosim sheqerin, ujë, kanellë. karafilë, lëkurë limoni, I përziejmë dhe I vendosim për të zjerë. Pasi e largojmë shtojmë lëkurën e limonit. Tresim gjalpin dhe vendosim në një processor frutat e thata dhe I grijmë. Vendosim petat në tavolinë dhe e spërkatim mirë me gjalp vendosim mbi të petën e dytë e psërkatim përsëri dhe shpërndajmë të gjithë sipërfaqen e petës, arrat e thërrmuara, e mbështjellim petën role ne fund e rrudhim dhe e vendosim në një tepsi të lyer me gjalp. Kështu vazhdojmë deri sat ë mbushet tavë spërkatim roletë me gjalpin e mebtur në fund. E presim roletë në gjatësinë që preferojmë dhe e vendosim të pjekim në temperaturë 160 gradë Celsius në furrën e parapërgatitur për 70-90 minuta. Pasi të jenë pjekur hedhim shërbetin dhe I lëmë minimalisht 30 minuta të përthithë shërbeti.