Report TV -U dhunua nga policët, rrëfehet i mituri: Më rrahën e ofenduan dhe në makinë, kisha frikë

  • 4 years ago
Djali i dhunuar nga efektivi i policisë ka rrëfyer se ai është dhunuar dhe ofenduar edhe në makinë, ndërsa në komisariat i është bërë dhe presion psikologjik. Ai tha para kamerave se nuk ka pranuar të zbriste nga biçikleta pasi ndihej i frikësuar dhe tha se kur i vunë prangat u trondit pasi mendonte se do të shkonte në burg. Kur shikon tani videon e dhunës së ushtruar ndaj tij, ai shprehet se është ende nënë shok psikologjik dhe nuk e beson dot se është ai që po dhunohet nga policët në atë moment.

'Kam qenë me dy shokët e mi të ngushtë duke shëtitur me biçikletë dhe ishte koha kur po ktheheshim në shtëpi. Aty na ndalon policia dhe më thotë zbrit nga biçikleta. Nuk zbrita pasi sha frikë dhe mendova se do më merrnin dhe biçikletën. që nuk ishte e imja por e një shoku. Thirrën patrullën me më zbritën me zor dhe donin të më vinin prangat, por nuk doja pasi kisha frikë. Më kanë dhunuar jo vetëm aty por dhe edhe në fugonin e policisë dhe në komisariat më kanë bërë presion e dhunë psikologjike. Pasi erdha në shtëpi isha shumë i çuditur, nuk e kisha mendjen te plagët edhe pse më dhembnin. I njëjti polic që më goditi jashtë e bëri dhe në makinë, ndërsa po ai më bënte presion dhe në komisariat", tha djali 15-vjeçar

Recommended