Pa Gjurme- Në muajin e Ramazanit, përlot nëna:Fëmijët e mi agjërojnë gjithë vitin

  • 4 years ago
Pa Gjurmë solli në fokus historinë e tre fëmijëve jetim. Flutrua Deda është nëna e të miturve e cila rrefeu gjithe vuajtjet që po kalon. ?Shtëpia ka dalë e pabanueshme dhe kemi frikë të jetojmë brenda, nuk di të futem me fëmijët apo jo sepse rrezikojmë. Unë aktualisht jam pa punë dhe është shumë e vështirë. Une jam e sëmurë me diabet dhe me gjëndje depresive, djali vuan nga zemra dhe askush nga ne nuk merr invaliditet. Mjekimet i marr borxh në farmaci dhe kur i mbledh paratë shkoj dhe ua jap. Djali ka ovale në zemër, vrimë në zemër dhe vuan edhe nga azma gjithashtu, ai ka nevojë për operacion dhe për medikamente por nuk kam mundësi financiare, ia kam lënë në shpresë të zotit?- u shpreh nëna. Kjo nënë nuk ka para as për ushqimin e përditshëm, nëpërmjet Repor Tv ajo bën një apel: ? Fëmijët nuk marrin asnjëlloj ndihme. Më shumë bien të flenë pa bukë sesa me bukë, ndonjëherë mbledhin barishte që i bëj ndonjë byrek. Të gjithë njerëzit e agjërojnë 30 ditë por fëmijët e mi kanë shumë vite që e agjërojnë. Ka raste i gënjej që nuk është bërë gjella apo buka që t?i vë në gjumë pa ngrënë sepse nuk kam. Dy fëmijët e mëdhenj e kuptojnë kur i them nuk ka për të ngrënë? ? shprehet nëna e tre jetimëve.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:30 në ekranin e Report Tv

Recommended