Report TV - Profil i të riut vrasës që tregoi shokët: Jeto si do ti, nuk mund t'i pëlqesh gjithkujt

  • 4 years ago
Klevis Alla është një nga autorët e vrasjeve në Durrës të 4 të rinjve, që pranoi që të bashkëpunonte me policinë pas arrestimit duke treguar shokun, fshehjen e armëve dhe ngjarje të tjera kriminale. Report Tv siguroi foton ekskluzive të momentit, kur Alla me pranga në duar tregon vendin se ku kishin fshehur armët në Arapaj të Durrësit pas krimit. Ndërkohë që nga një vëzhgim në faqen e tij në rrjetet sociale, ai shfaqet i apasionuar pas makinave dhe jetës së luksit. Në postimet e tij nuk mungojnë thëniet e ndryshme, mes të cilave"Jeto si do ti, nuk mund t'i pëlqesh gjithkujt". 22-vjeçari nga Durrësi u identifikua nga tabulatet, gjurmët de njollat e gjakut te makina tip 'Toyota' më pas u dorëzua përballë hetuesve duke treguar grupin dhe krimet.

Recommended