Report Tv, Repolitix - Superliga, FSHF: Po presim ‘Ok’ e qeverisë, rifillimi në fund të majit
  • 4 years ago
Për Shefin e Sektorit të Garave në FSHF Lysjen Nurishmi, është paraqitur plani tek qeveria dhe nëse përgjigja është pozitive mendohet se kampionati në Shqipëri të nisë në fund të majit ose në fillim të qershorit. FSHF do të ndihmojë klubet me materialet mjekësorë që do të nevojiten.
?Diçka po lëviz dhe është një sinjal pozitiv për të gjithë. Brenda 5 ditësh do të kemi një përgjigjë për rifillimin e aktivitetev sportive, pasi lojtarët duhet të kenë një fazë përgatitore. Ne kemi përgatitur një draft protokoll ku do të ketë edhe teste. Kostot janë të larta dhe do shihet kush do ti përballojë koston e testve. Matja e temperatura është normale për tu kryer, por testet dy herë në javë kërkojnë kosto. Të vështirë për tu përballiar nga grupet. Të shohim përgjigjen nga Ministria Shëndetësisë janë grupe interesi që do vendosen. Ka shumë ndeshje për tu bërë. Duhet të vensosim një datë për stërvitjen e pastaj për të tjerat. FSHF mbulon plotësisht anën sanitare, por në bazë të marrëveshjes të përcaktojmë edhe sa herë do të bëhen testet. Si për muajin prill do të bëhet edhe për muajin maj, lidhur me përitimin e pagës së luftës. Kontratat përfundojnë këtë muaj dhe është e vështirë për lojtarët?, tha Nurishti
Recommended