Muzeu vendor ‘Shtëpia studio Kadare’, arkitektja: Inaugurohet në fund të majit
  • 5 years ago
Për herë të parë Tirana do të ketë një muze vendor. Bëhet fjalë për ?Shtëpinë Studio Kadare?, që do të inaugurohet në fund të muajit maj 2019. Një iniciativë e Bashkisë së Tiranës, që do të pasqyrojë jetën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në fushën e letrave shqipe gjatë periudhës totalitare. Projekti i udhëhequr nga arkitektja italiane Elizabeta Terragni, por edhe nga arkitektë shqiptarë është mirëpritur nga familja Kadare që në fillim. Për këtë Nevin Bilali, drejtoreshë e projektimit dhe arkitekte në Bashkinë e Tiranës rrëfen detajet se si do të jetë muzeu vendor, apartamenti ku ka banuar Ismail Kadare dhe familja e tij gjatë viteve 1974-?89.
?Është e vërtetë, që në vitin 2018 u vendosë që shtëpitë e dy shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë, Ismail Kadaresë edhe e Dritëro Agollit, të shndërrohen në shtëpi të vizitueshme nga njerëzit, që janë të interesuar për veprën edhe veprimtarinë e tyre. Kam dëshirë të theksoj, se deri tani filozofia e shndërrimit të shtëpisë së Kadaresë, ka qenë një filozofi e shndërrimit në shtëpi-studio, ku njerëzit mund të shkojnë të eksplorojnë dhe të bëjnë kërkime mbi veprat e tij. Nuk është një muze i mirëfilltë, prandaj ne e kemi quajtur ?Shtëpia studio Kadare?. Është një muze më shumë kontemporan, që është trajtuar që nga mënyra e dizajnit edhe projektimit, deri në detajet më të vogla, të dhënies së informacionit brenda në muze?, shprehet Nevin Bilali, drejtoreshë e projektimit në Bashkinë e Tiranës.

Brenda apartamentit ekspozimi do të ndahet midis dokumenteve origjinale, objekteve, librave edhe mobilieve edhe pjesa tjetër ku do të merren njohuri për veprën e tij, do të jetë një kënd leximi.

?Duhet të them se kjo është një iniciativë e bashkisë së Tiranës, e cila ka bashkëpunuar shumë ngushtë me një ndër arkitektet më të njohura ndërkombëtare, Elizabeta Terragni-n. Prekja e këtyre ambienteve është shumë minimale. Kjo do të thotë se ne ato çfarë kemi gjetur në shtëpi i kemi rezervuar sa më shumë që kemi mundur. Por ndërkohë e kemi pasuruar atë edhe me informacionin që ka munguar, sepse Kadare e ka lënë shtëpinë para 29 vitesh, edhe kur është larguar ka marrë me vete shumë materiale. Jemi përpjekur që të gjejmë sa më shumë objekte dhe vepra të tij, për t?i përfshirë në këtë studio?, thotë arkitektja Bilali.
Recommended