KE-ja parashikon deficit 3 herë më të madh për Maqedoninë

  • 4 years ago
Hendeku në arkën e shtetit do të jetë tre herë më i madh se sa ishte planifikuar fillimisht në buxhetin e këtij viti. Sipas parashikimit të Komisionit Evropian, deficiti buxhetor 2.3% i planifikuar për këtë vit, do të rritet në 6.8%. Bëhet fjalë për minusin e rregullt të buxhetit, që zakonisht plotësohet çdo vit nga huazimet brenda ose jashtë vendit. Kjo rrit borxhin publik të vendit me 7 për qind, nga 40.2 në 47.2 për qind. Rekomandimi për Qeverinë është të marrë në konsideratë një rishikim të buxhetit.

Këtë vit, deficiti i buxhetit, sipas parashikimeve tona, do të jetë 6.8%, ndërsa vitin e ardhshëm do të kthehet në normalitet në 3.2%. Nëse e krahasoni me vendet e BE-së, ky nuk është një borxh shumë i madh, por Maqedonia e Veriut ka një kapacitet shumë më të vogël për të mbledhur taksat, në krahasim me BE-në. Në këtë kuptim, është një zhvillim shqetësues- deklaroi Frank Jankmat- Kryetar i Departamentit Ekonomik të BE-së.

Projeksioni i KE-së është rënie e ekonomisë në Maqedoni për -3.9 për qind këtë vit, që është më e lartë se pothuajse të gjitha projeksionet që varionin deri në 3.5 për qind.

Parashikojmë rënie negative të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.9 përqind. Ky skenar është i diskutueshëm sepse është një skenar fillestar nëse masat rigoroze përfundojnë deri në fund të majit dhe në tremujorin e tretë ekonomia të fillojë të rimëkëmbet- pohoi Frek Janmat - Kryetar i departamentit ekonomik të BE-së.

 Masat e ndërmarra nga Qeveria, sipas Komisionit, janë të ngjashme me ato të marra nga vendet anëtare të BE-së. Ato kanë për qëllim të ndihmojnë ekonominë për të paguar pagat dhe kontributet për të ruajtur vendet e punës dhe për të ruajtur likuiditetin, veçanërisht te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. BE-ja deri më tani i ka ndarë 66 milion euro ndihmë vendit për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Andrea Çobanova