Velipoja bosh me sytë nga hapja e kufirit me Kosovën, administratori: 80% e rezervimeve janë anuluar
  • 4 years ago
Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit ka ndikuar në anulimin e prenotimeve për muajt prill,maj dhe qershor. Administratori i Velipojës, Altin Kaçi tha për Report Tv se mbyllja e kufijve veçanërisht me Kosovën ka sjellë një dëm të madh ekonomik për turizmin në Velipojë.

"Rreth 80% e rezervimeve janë anuluar, një 20 përqindsh nuk janë konfirmuar as ata", ka thënë ai.

Ndërsa Lekë Marku që ka një restorant në Velipojë kërkon që qeveria të marrë sa më shpejt vendimin për të hapur plazhin. Ai shprehet se është i gatshëm t'i përgjigjet masave të reja për distancimin social dhe higjienën.

"Ne edhe tani prisnim që qeveria të vinte në lëvizje gjykimin e saj që kësaj jave të lironte hapjen e sezonit në Velipojë, duke respektuar kushtet e vendosura. Nuk ka rezervime siç ka pasur në vitet e tjera", tha Marku.
Recommended