Vuçiç kërkon anëtarësim në BE në këmbim të kufirit me Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç zbut tonet dhe pranon se në këmbim të kufirit me Kosovën kërkon garanci të plotë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.



Aleksandër Vuçiç: Nëse ne arrijmë një marrëveshje me Prishtinën, Serbisë i duhet të marrë garanci të qarta se do të bëhet vend anëtar i BE-së në vitin 2025. Nëse ne do të mundnim të arrinim një marrëveshje me Prishtinën,do të duhet të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të përfshinte jo vetëm marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe shqiptarëve në Kosovë, por do të duhet të përfshinte një rezolute për integrimin në Bashkimin Europian dhe progresin e mëtejshëm ekonomik.



Në një intervistë për agjencinë Reuters kreu i shtetit serb deklaroi se kërkon mbështetjen e detyrueshme të fuqive të mëdha, pavarësisht se procesi nuk është i lehtë.



Aleksandar Vuçiç: Ndonjëherë unë qesh kur dëgjoj njerëzit që i thjeshtojnë gjërat dhe thonë se marrëveshja vjen në linjën-unë do të të jap ty tre fshatra dhe do të marr në këmbim gjashtë fshatra. Është e pamundur të kemi një marrëveshje përfundimtare pa mbështetjen e Gjermanisë, Rusisë, SHBA ose Francës.



Por presidenti Vuçiç pranon se kufijtë nuk janë të ndarë dhe marrëveshja me Kosovën duhet të shihet me pozitivitet.



Aleksandar Vuçiç: Aktualisht ne nuk dimë ku janë kufijtë tanë. Askush në rajon nuk duhet të frikësohet nga ndonjë marrëveshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Rajoni do të ketë më shumë stabilitet, do të jetë më i fuqishëm dhe ekonomikisht më tërheqës.



Vuçiç u shpreh se fushata e zgjedhjeve brenda be në muajin maj mund të zbehë perspektivën e një marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Recommended