Shumë pak kërkesa për paga të subvencionuara nga sektorët më të prekur
  • 4 years ago
Më pak kërkesa për shfrytëzimin e masës qeveritare për paga të subvencionuara minimale kanë arritur nga sektorët më të prekur. Gjithsej 23.861 kompani kanë kërkuar ndihmë shtetërore për paga, prej të cilave 4800 aplikime nga sektori i hotelierisë, turizmit dhe transportit. Sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike, interesi i ulët mund të nënkuptoj diçka tjetër.

Supozoj që një pjesë e tyre i kanë shfrytëzuar edhe kreditë e bankës zhvillimore dhe një pjesë mund të aplikojnë muajin e ardhshëm, këto janë masa për ruajtjen e vendeve të punës dhe për të mirën e kompanisë vullnetarisht çdo kompani mund të aplikojë për cilëndo masë - tha Sanja Llukarevska- drejtore e DAP.

Nga masa ?Skano dhe dhuro?, shteti për luftën kundër Covid 19 ka grumbulluar rreth 155 mijë euro. Gjithsej 8700 shfrytëzues kanë thënë se duan ta dhurojnë kthimin e TVSH-së. 35 mijë të tjerë kanë vendosur t?i mbajnë fondet nga faturat e skanuara. Ka të tillë që gabimisht kanë zgjedhur opsionin dhuro ndërsa në DAP kanë ardhur posta elektronike me kërkesë që paratë t?u lëshohen nëpër fatura.

Andrea Çobanova
Recommended