Serish rekord viktimash ne SHBA |Lajme-News

  • 4 years ago
24 orëshi i fundit në Shtetet e Bashkuara theu një rekord të ri të numrit të të vdekurve ditorë. 2,746 persona u konfirmuan të vdekur brenda kësaj periudhe kohore, duke e çuar totalin në afro 77 mijë.
Shteti federal i Nju Jorkut vijon të jetë vatra më e nxehtë e gjithë vendit, ku brenda 24 orëshit kanë janë konfirmuar 941 të vdekur. Ndërsa vetëm në qytet numërohen mbi 231 të vdekur. Megjithatë, sipas autoriteteve jo të gjithë kanë humbur jetën brenda një dite, pasi shifrave i shtohen persona që janë konfirmuar së fundi si të vdekur nga Covid-19.
Disa ekspertë thonë se faza kulmore e përhapjes së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ende nuk ka kaluar dhe po zgjat më shumë se në vendet e tjera. Shkak për këtë, sipas tyre është refuzimi i presidentit Trump për të ndërmarrë masat e duhura bllokuese për frenimin e përhapjes.
Ritmet e pandemisë po bien ndjeshëm nëpër Europë. Britania e Madhe shënoi 539 viktima në 24 orëshin e fundit, një shifër pak më e lartë krahasuar me një ditë më parë, por shumë herë më poshtë rekordit të Prillit kur u tejkaluan 1 mijë viktima në një ditë.
Akoma më i ulët numri i viktimave në Spanjë ku këtë të premte u shënuan 229 të vdekur, pak më shumë se shifra e një dite më parë, por tepër e ulët krahasuar me kulmin e pandemisë, që e bëri këtë vend, vatrën e dytë në kontinent pas Italisë, ku viktimat dhe të prekurit ditor janë në të njëjtin nivel.
Për të gjashtën ditë radhazi, Rusia shënoi mbi 10 mijë të infektuar, një shifër tepër e lartë. Megjithatë vdekshmëria në shkallë kombëtare është në rreth 1%. Në gjithë globin numërohen mbi 3.9 milionë të prekur prej të cilëve 271 mijë kanë humbur jetën.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended