Ora News - Helmohen sërish nxënësit e shkollës “Janar Kilica” në Fier
  • 4 years ago
#rtvora #oranews


Helmohen sërish nxënësit e shkollës ?Janar Kilica? në Fier.

Ata kanë qenë në mësim kur kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen, shenja helmimi dhe të vjella.

Ata janë nisur me urgjencë në spital dhe janë duke marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ka pasur një situatë shumë të tensionuar në shkollë dhe në spital.

Gjimnazistët merrnin në telefon duke shfaqur dobësi dhe probleme në frymëmarrje.

Deri më tani janë gati 20 nxënës që janë paraqitur në spital, informon gazetarja e Ora News, Inelda Vallja.

Mjekët bëjnë me dije se situata është në kontroll dhe nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, që policia ndodhet brenda spitalit duke u munduar që të stabilizojë gjendjen.

Akoma nuk dihen shkaqet e helmimit.

Disa ditë më parë këta nxënës u helmuan duke shfaqur të njëjtat simptoma.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/helmohen-serish-nxenesit-e-shkolles-janar-kilica-ne-fier

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended