Ekskluzive/ Krijohet struktura kundër ngacmimit seksual në ushtri, ja çfarë ndalohet dhe lejohet

  • 4 years ago
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka prezantoi sot paketën ligjore kundër ngacmimit seksual të grave në Forcat e Armatosura. Raport Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar nismën ligjore, e cila ka si qëllim të parandalojë të gjitha format e dhunës dhe ngacmimit seksual ndaj personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Nisma parashikon ngritjen e një mekanizimi këshillues dhe disiplinor kundër dhunës dhe ngacmimit në ushtri. Mekanizmi përfshin ministrin e Mbrojtjes, shefin e Shtabit të FA, komandantët e forcave tokësore, detare e ajrore, komandantët e strukturave mbështetëse, presidentin e Republikës, komisionet disiplinore, drejtorinë e inspektimit, drejtoria e burimeve njerëzore, këshilltari ligjor, inspektori i policisë ushtarake, psikologu etj.